Besniku

Në Prizrenin e viteve ‘ 50, një grup shokësh e kishin në mëhallë një vajzë që s ’ dallohej fort prej tyre. Vishej me rroba djemsh e luante futboll.
“ Ajo madje na rrihte, sepse ka qenë më e forta ”, kujton kompozitori e pedagogu 79-vjeçar rrëfimin e vërtetë që kishte ngjarë në kohën kur fenomeni i shndërrimit të vajzave në djem për hir të “ fytyrës së familjes ” nuk ishte gjë e rrallë. Historia e vërtetë që jetonte sidomos në zonat rurale të Kosovës së asaj kohe do të bëhej brumë për romanin e parë të një shkrimtari.

Me bazë në histori reale, shkrimtari, gazetari e diplomati Rexhai Surroi e kishte ndërtuar personazhin e quajtur Sahit, i cili në romanin e tij “ Besniku ” përcakton fatin e vajzës së sapolindur, duke gënjyer publikisht se ajo ishte djalë.

Drama jetësore që në kohën kur “ Rilindja ” e botoi, gjysmë shekulli më parë- që mbështetej në zakonin se pa djalë a burrë nuk ka zhvillim të familjes- do ta intrigonte gjithmonë kompozitorin, pedagogun e studiuesin Akil Mark Koci, i cili e kishte njohur nga afër Surroin. Romanin e botuar më 1959 Koci e di përmendësh. Por, në dy vjetët e fundit nuk e ka lëshuar prej dore.

Rezultat i punës dyvjeçare është libri, siç e quan autori, analitik, që zhytet në psiko-etikën e “ Besnikut ” të Surroit, duke analizuar imazhet humane, estetike dhe filozofike të romanit. “ Psiko-etika e Besnikut të Surroit ” u përurua të enjten. Në një bisedë për “ Kohën Ditore ”, Koci rrëfehet për kohën e shkuar, kur Surroi do të bëhej sebep që ai të vazhdonte studimet në Beograd, e kthehet në të tashmen për të shpjeguar pse libri i botuar nga Botimet KOHA nuk është i zakonshëm. Flet edhe për atë se në çfarë konteksti mund të rilexohet “ Besniku ”.

( Marrë nga " archive.koha.net ")
Year of the Publication
Available Languages
Series
Categories
Number of Pages
356
Publication Date
Published September 1979 by Rilindja

Public Commentary

Post a Comment
You should sign in to post a comment

Same Year of the Publication

Stand into Danger
Empire of the East
Los crímenes de Cater Street
Grasshopper To the Rescue: A Georgian Story
Hershey's Cocoa Cookbook

© Nicole Waggonner